// QENDRA E GRUMBULLIMIT //
Menaxhim i përgjegjshëm i mbeturinave të rënda
Në hyrje të Tetovës, në rrugën për në Trebosh, ndodhet Qendra për Grumbullimin e Mbeturinave e Saubermacher Tetovë. Vendi ku qytetarët mund të sjellin mbeturinat e tyre voluminoze.
Qendra e grumbullimit të Saubermacher Tetovë është një hapësirë moderne për depozitimin e organizuar dhe ruajtjen e përkohshme të mbeturinave voluminoze nga amvisëritë, të cilat nuk guxojnë të hidhen në kontejnerët standardë.
Çdo banor i Komunës së Tetovës mund të sjellë mobilje të vjetra dhe lloje të tjera të mbeturinave voluminoze, nga e hëna deri të premten prej orës 07:00 deri në 15:00 dhe të shtunën prej orës 07:00 deri në 12:00, duke paraqitur faturat e paguara për shërbimet e Saubermacher Tetovë. Mbeturinat e grumbulluara në qendër depozitohen në kontejnerë të përshtatshëm sipas llojit të tyre.
Orari i punës së qendrës së grumbullimit
E hënë - E premte
07:00 – 15:00 часот
E shtunë
07:00 – 12:00 часот
E diel
Nuk funksionon
Mos i lini mbeturinat voluminoze në rrugë apo pranë kontejnerëve!
Sillni ato në Qendrën për Grumbullimin e Mbeturinave të Saubermacher Tetovë.
Së bashku ndërtojmë një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm me Saubermacher Tetovë.
Vendndodhja e qendrës së mbledhjes